Shefi i diplomacisë greke, Nikos Kotzias, para dy ditëve në New York është takuar me ndërmjetësuesin për çështjen e emrit, Matthew Nimetz. Mesazhi i shkurtë dhe fotografia në Twitter e ministrit të punëve të jashtme të Greqisë është vërtetuesi i vetëm i kërij takimi.

Ky takim ishte në kuadër të udhëtimit të ministrit grek për punë të jashtme në New York, dhe takimet për çështjen e Qipros para konferencës së Gjenevës. Sipas paralajmërimeve, çështja e emrit duhej të ishte në agjendën e Kotzias.

Gazeta greke “Katimerini” para një kohe shkruajti se Nimetz është gati që t’i reaktivizojë çështjen e bisedimeve nga të dyja palët, pas zgjedhjeve në Maqedoni dhe formimit të qeverisë së re.