Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pasditen e së dielës në hyjre të tunelit të Kalimashit, në Rrugën e Kombit.

Një veturë ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurat anësore të saj.Për pasojë, ka ndërruar jetë një 29 vjeçare, ndërsa një person tjetër lëndohet rëndê ndërsa po udhëtonin.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e madhe e automjetit.