Me 19.02.2019 rreth orës 22.40 në rrugën lokale Hipodrom-Ilinden, K.M.(33) nga Shkupi duke drejtuar veturën e tipit “Pezho 306” me targa bga Shkupi e ka humbur kontrollin dhe ka dal nga rruga, transmeton Almakos.

Në aksident është lënduar rëndë T.I.(32), bashkëudhëtare në veturë, derisa shoferi është lënduar lehtë. T.I. është bartur në Qendrën Emergjente në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza”. Është kryer kontroll në vendngjarje nga ekipi i SPB Shkup.