Sektori për punë të brendshme në Shkup deri te Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka ngritur padi penale kundër B.J.(35) dhe J.P.(36) për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “ prodhim i paautorizuar dhe lëshim në përdorim të drogave narkotike”, transmeton Almakos.

Me 18 të këtij muaji, me urdhrin e gjykatësit me procedurë paraprake është kryer kontroll në shtëpinë e J.P. nga Shkupi ku janë gjetur dhe konfiskuar rreth 900 gram marihuanë, hashash, amfetamin, tableta dhe matëse ku ka pasur mbetje nga heroina, kokaina dhe drogë tjetër.