Pesë vetura janë përplasur në rrugën “11 Tetori” në qendër të Shkupit.

Aksidenti zinxhiror ka ndodhur pasi ishte ndezur drita jeshile në semafor në kryqëzim.

U dëgjuan 4 goditje të forta dhe u ngrit pluhur i bardhë për shkak të airbags. Por fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar.

Pritet që në vendin e ngjarjes të arrijë policia dhe të jep detaje për aksidentin.