Shoqata për solidaritet “Doblest”, me rastin e shënimit të ditës ndërkombëtare të personave me nevoja të veçanta – Dhjetori, do të organizojë aksion humanitarë me titull “Fokusohu në të mirën”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

 

Ngjarja do të mbahet në Vero Xhambo, nga ora 13 dhe ka për qëllim sigurimin e mbështetjes për organizimin e lotarisë së fundvitit për personat me nevoja të veçanta.

Vizituesit e tendës do të kenë mundësi të dhurojnë donacione për fëmijët me nevoja të veçanta dhe të njihen me punën e Shoqatës “Doblest”./Telegrafi/