Koalicionet dhe partitë politike – pjesëmarrëse në zgjedhjet e parakohshme parlamentae sot vazhdojnë me aktivitetet në kuadër të fushatës.

Bashkimi Demokratik për Integrim dhe lideri Ali Ahmeti sot do të zhvillojnë një sërë takimesh në komunën e Çairit, kurse gjatë ditës do të takohet edhe me banorët e Kumanovës, ku është planifikuar edhe një tubim qendror.

Shefi i Shtabit Komunal Zgjedhor i BDI-së në Tetovë, Xhevat Ademi i shoqëruar edhe nga të gjithë kandidatët për deputetë në Njësinë Zgjedhore 6, nga Dega e Tetovës, në ora 13:00 do të mbajë Konferencë për shtyp lidhur me Fushatën e deritanishme parazgjedhore.

Partia Demokratike Shqiptare sot ka tubim në fshatin Sllatinë.

Rilindja me BESË në ora 19:30 do të ketë takim me qytetarët në Gostivar në Sallën e sportit.

Aleanca për shqiptarët sot ka takim me qytetarët në Ohër në ora 18:00 dhe Strugë në ora 19:00

VMRO-DPMNE-ja dhe Koalicioni “Për Maqedoni më të mirë” do të mbajnë tubime në Kratovë, Probishtipdhe Kriva Pallankë, ndërsa LSDM-ja dhe koalicioni “Për jetë në Maqedoni në Resnjë dhe Manastir.

Koalcioni për ndryshime dhe drejtësi, i udhëhequr nga Lidhja Demokartike do të ketë tubime në Radovish dhe Konçe, si dhe takime me qytetarë në Dellçevë dhe Berovë dhe me banorë të fshtrave Dedino dhe Rakitec.