Aktivistët e Lëvizjes LEAD dhe të Qendrës për Dizajn dhe Inovacione “Dhoma Publike” së bashku do t’i realizojnë projektet “Në xhep, nëse s’ka ku tjetër” dhe “Zbukuroje Shkupin”, sot në ora 17, në parkun e Gazi Babës. Ata së bashku do ta pastrojnë parkun nga mbeturina dhe do të mbjellin dredhka.

Qëllimi i projektit “Në xhep, nëse s’ka ku tjetër” është të ngrihet vetëdija publike te qytetarët për ruajtjen e mjedisit jetësor. Për këtë qëllim, grupi i aktivistëve do të mbajë kapela dhe bluza me sloganin “Në xhep, nëse s’ka ku tjetër”. Gjithashtu, aksioni mundëson që të rinj të bashkësive të ndryshme etnike të punojnë dhe të shoqërohen së bashku.

Qëllimi i fushatës “Zbukuroje Shkupin” është të krijohet vetëdija te qytetarët për zbukurimin e mjedisit të tyre në mënyrë praktike dhe ekonomike dhe, gjithashtu, të inkurajohen që të kujdesen më shumë për hapësirën publike.

Projekti Në xhep, nëse s’ka ku tjetër, përkrahet nga Programi Civica Mobilitas, të cilin e zbaton NIRAS nga Danimarka, Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Instituti Suedez për Administratë Publike SIPU.