Në krahasim me zgjedhjet e fundit parlamentare, KSHZ më me komoditet i është qasur pastrimit të regjistrit zgjedhore. Nga KSHZ thonë se po bëjnë më të mirën të mundshme në këtë drejtim.

“Pas përfundimit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare vitin e kaluar këtë vit kemi pasur mundësi më të mirë të jemi më të pregaditur në këtë drejtim dhe së bashku me organizatën e njohur ndërkombëtare për zgjedhje të quajtur IFES ne kemi bërë më të mirën e mundshme që kjo listë zgjedhore të jetë e besueshme transparente” – u shpreh anëtari i KSHZ-së, Subhi Jakupi.

Pas kontrollit publik dhe partive politike të parashikuara me kalendarin zgjedhor, KSHZ do të jetë në gjendje t’i mënjanojë anomalitë dhe të ofrojë regjistër zgjedhorë i cili do të plotësojë standardet ndërkombëtare dhe do të jetë e pranueshme nga të gjithë qytetarët.

“KZHZ do të jetë e gatshme të gjitha ato anomali nëse paraqiten t’i mënjanojë para se ta përfundojmë këtë listë dhe të shkohet në zgjedhjet lokale si listë të cilën do ta pranojnë të gjitha palët ku në bashkpunim me institucionet tjera relevante. Ne kemi bërë një bashkëpunim të mirfilltë me to dhe besoj se kjo listë e zgjedhësve do të jetë listë e cila plotson standardet ndërkombëtare dhe do të jetë e pranueshme nga të gjithë qytetarët” – tha anëtari i KSHZ-së, Subhi Jakupi.

Jakupi gjithashtu thotë se aktorët politik nuk duhet ta politizojnë këtë çështje por ta pranojnë dhe tu besojnë institucioneve. Zgjedhjet lokale duhet të mbahen me 15 tetor ndërsa afet e përcaktuara me Kodin zgjedhorë kanë filluar të rrjedhin.