Mbrëmë (Gusht 28) rreth orës 21 në një shtëpi të braktisur në rrugë “Vëllezërit Miladinovi” në Tetovë, është arrestuar B.A. (34) dhe U.F. (36), nga Tetotova të cilët janë hasur në gjendje të dehur nga narkotikët, transmeton Tetova1.Pasi janë hetuar nga policia, ata kanë hudhur në dysheme shiringat të cilat më herët i kishin përdorur, të cilat edhe janë gjetur dhe janë marrë për inspektim të mëtejmë.Pas arrestimit dhe marrjes në pyetje nga ana e policësë, të njëjtit gjysëm ore pas mes natës janë lëshuar në liri.Policia njofton se janë duke marrë masa për zbardhjen e përfshirjes së të tjerëve në këtë rast, kurse për B.A dhe U.F do të pasojnë edhe masa adekuate ligjore.