Bashkëmendimtarët e Arbër Xhaferit, të cilët Menduh Thaçi me ardhjen e tij në krye të PDSH-së i largoi nga subjekti politik, kësaj rradhe kthehen fuqishëm në skenën politike në kuadër të Aleancës për Shqiptarët. Nga burime të mbrendshme partiake, tetovasot mëson se kandidati i Aleancës për Tetovën do të jetë Alajdin Demiri, ish ambasadori i Maqedonisë në Zvicër dhe ish kryetari i Komunës së Tetovës i cili u arestua në ngjarjet e ’97-ës. Për komunën e Gostivarit Aleanca po shtjellon mundësinë për të garuar me Samet Rahmanin, ndërsa për Strugën me Garip Kabën. Për komunën e Zhelinës përflitet emri i Doktorit Agim Ramadani. Siç mëson Tetovasot në komunën e Bërvenicës kandidat për kryetar komune përfolet ish zëvendës drejtori i Kadastrës, Bashkim Nuredini. Më tej sipas birimeve brenda Aleancës mësohet se këto figura tejet të rrespektuara kanë mbështetjen e KPS-së ( Komisionit për Politikë Strategjikë ) të ASH-së. Sipas të gjitha gjasave, shef i shtabit qendror zgjedhor do të emërohet Ruzhdi Matoshi. Pritet që në këto zgjedhje Aleanca për Shqiptarët, tashmë e riemëruar nga Lëvizja për Reforma – PDSH do të jetë një risi në vete duke pretenduar fitoren e saj në më shumë se 4 komuna kryesore të vendit.