“Nëse përditë në teren janë aktivistët e BESËS, kryetari i saj, Bilall Kasami, ata të Forumit Rinor, ata të Forumit të Gruas, kështu disa ditë edhe në nivel të nëndegëve ka filluar regjistrimi i shqiptarëve të fshirë nga ana e VMRO-BDI-së.
Sot anëtarët e lagjes Bregu i Diellit në Tetovë, Gazmend Aliu, e filluan aktivitetin “derë më derë, shpi më shpi”.

Lëvizja BESA është mobilizuar në maksimum rreth sensibilizimit të qytetarëve për regjistrim në listën zgjedhore. Me këtë rast, Forumi i Gruas dhe Forumi Rinor i Lëvizjes BESA, në gjithë vendbanimet shqiptare kanë shpërndarë fletushkat “Jam Votues” si dhe kanë ndihmuar qytetarët që të regjistrohen në listën zgjedhore.

Javën e kaluar Lëvizja BESA ishte zotuar publikisht se do të fillojë të realizojë një aksion të gjerë për të shpëtuar votuesin shqiptar, për shkak të mundësisë së fshirjes nga lista e shpallur me 40 mijë persona të kontestuar nga KSHZ. Kështu, thamë se aktivistët e BESËS do ta kontaktojnë secilin votues të asaj liste dhe do t’ia dorëzojnë një fletushkë me udhëzime se si të rikthehet në listën e votimit, por edhe t’i ndihmojnë që ai ta realizojë këtë detyrë.

Ky aksion është mirëpritur jashtëzakonisht mirë nga ana e qytetarëve, pasi që janë tej mase të zhgënjyer dhe të mllefosur me pushtetin aktual VMRO – BDI, që gjatë natës të fshinë nga lista zgjedhore, ndërsa gjatë ditës bëhen gjoja se duan të të mësojnë se si të regjistrohesh. #JAM✔OTUES”, – thuhet në njoftimin e BESËS në FB.

received_1077736418975157

received_1077736395641826