vv

Më 30 prill të këtij viti NISMA për Kosovën në Ferizaj mbeti pa kryetarin, Valon Ramadani dhe gjithë anëtarët tjerë të Kryesisë së kësaj partie. Madje, u larguan edhe anëtarët e kryesisë së rinisë së këtij subjekti politik.

Këto largime, por edhe të tjerat në disa komuna të Kosovës, u bënë pas koalicionit parazgjedhor që kjo parti ka lidhur me AAK-në e Ramush Haradinajt.

Agjencia e Lajmeve KosovaPress mëson se një pjesë e madhe prej këtyre të larguarve do t’i bashkohen sot Lëvizjes Vetëvendosje.

Aderimi i tyre në Vetëvendosje do të ndodh sot në ora 11:00 në zyrat e VV-së në Ferizaj.