https://www.youtube.com/watch?v=zCmqy_QCo1w&feature=youtu.be

(Ndiqeni nga minuta 2.10 – 3.00)

Fjalimi i kësaj vajze të vuajtur të dëshmorit Abdylmexhid Shaini, detyroi që krerët e BDI-së gjatë gjithë kohës së fjalimit të qëndrojnë kokëulur dhe të turpëruar, ndërsa nga ana tjetër, sllupçanasit e pranishëm duartrokitshin vargjet e të vërtetës. Ja çka tha ajo:

“Ah ju mjeranët tanë politikanë, e dënoni fjalën e lirë, jetën po na bëni katran. Turp të keni ore politikanë shqiptarë, mos po mendoni se keni zbrit nga qielli? Mos harroni jeni bërë trutharë, thua vetëm për ju po rrezitka dielli. Si ju mashtroi kështu Sërbia, nga veprat e tuja po vuan nënlokja. Vallë deri kur me vrasje, deri kur me dënime, sa e fort paske qenë moj vendlindja ime. I vranë gjelmoshat atdhetarë, trimat e pamposhtur shqiptarë, atyre jo s’ju trembej syri, përpara xhelatëve ndërkombëtarë”. 

“Bota po shtiret kur na jep ligjerata, çfarë na qenka rendi dhe demokracia, ndërsa rrugëve tona gjaku po derdhet si dikur që na përgjaku Sërbia, deri kur me premtime boshe, deri kur me lot në sy, deri kur duhet të besojmë se ndërkombëtarët paskan drejtësi, mashtrues të çorroditur, ah populli s’po ju njeh, juve o të babëzitur, vetëm sherrin po ua sheh”. /FOL