Komuna Qendër dhe Parkingjet e Maqedonisë filluan iniciativë të re humanitare për të mbrojtur kafshët endacake të cilat në ditët e fundit kanë qenë të ekspozuar ndaj helmimit masiv në Shkup,përcjell Fol.

Që sot, nga ora 14:00 deri 19:00 do të bëhen strehimore të përkohshme për kafshët e pastrehë në mënyrë që të ndihmojmë ata të mbijetojnë dimrit, por edhe për ti mbrojtur nga qytetarët pakujdesshëm.

Komuna Qendër dhe Parkingjet e Maqedonisë u bëri thirrje qytetarëve të marrin pjesë në këtë veprim për të ndihmuar në ndërtimin e shtëpive për kafshë./Fol.mk