Të paktën një person ka mbetur i vdekur dhe 18 të tjerë janë plagosur nga një shpërthim në Austrinë Lindore, thotë Policia.

Shpërthimi ndodhi në një impiant gazi në lindje të Vienës, pranë kufirit sllovak në vendin e quajtur Baumgarten.

Zjarrfikësit dhe ekipet mjekësore kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Fabrika në fjalë është një qendër e gazit të importuar rus, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit.