Spiunët dhe diplomatët  rusë kanë qenë të përfshirë në një përpjekje gati një dekadë të gjatë për të përhapur propagandë dhe provokuar përçarje në Maqedoni. Kjo dëshmohet në disa dokumente të klasifikuara të agjencisë së intelegjencës së vendit.

Dokumentet tregojnë se Moska ka kërkuar të rrisë ndikimin e saj në të gjitha vendet e ish-Jugosllavisë, shkruan The Guardian.

foto

Qëllimi i Kremlinit është për të ndaluar anëtarësimin e këtyre shteteve në NATO dhe për ti larguar nga ndikimi perëndimor, thonë raportet.

Dosjet të cilat i posedon gazeta Guardina janë marrë nga  Projekti për raportimin e korrupsionit dhe krimit organizuar.

Ato gjithashtu tregojnë përpjekjet e inteligjencës serbe për të mbështetur nacionalistët pro-rusë dhe anti-perëndimore në Maqedoni.

1089

Grumbullimi i këtyre raporteve sekrete vjen nga shërbimet e intelegjencës maqedonase.

Përpjekjet ruse dhe serbe për të  larguar Maqedoninë  nga perëndimi kanë kontribuar në zgjatjen e krizës politike dhe etnike në vend, thuhet në këto dokumente.

Nëntë vitet e fundit, Maqedonia ka qenë “duke kaluar nëpër obstrikcionedhe propagandë të intelegjencës ruse të drejtuar nga ambasada ruse.

Ky ndikim i fuqishëm thuhet se ka filluar në vitin 2008, kur Greqia bllokoi përpjekjet e Maqedonisë për anëtarësim në NATO. (INA)