Aktorët e serialit shumë të ndjekur “Dashuri e pafund” duket se e kanë bërë me fjalë të martohen njëri pas tjetrit.

Pas Burak Ozçivit i cili u martua këtë verë, radhën e ka Kaan Urgancıoğlu i njohur ndryshe si “Emiri”, aktori turk shumë i pëlqyer nga vajzat.

Mediat turke shkruajnë se aktori ka nisur përgatitjet e dasmës, por data se kur do të mbahet ceremonia nuk dihet ende.

Kaan Urgancıoğlu është i lidhur prej 3 vitesh me aktoren Zeynep Oymak. Ndonëse rrallëherë, dyshja kanë ndarë me ndjekësit edhe foto së bashku duke e bërë publike lidhjen trasmeton xing, Ndërsa për martesën, as njëri, as tjetri mesa duket nuk duan të prononcohen e me siguri do jetë një ceremoni private.