Pasiguria e madhe që është krijuar këto ditë në qeverinë e Maqedonisë dhe frika që ka kapluar Bdi-në e Ali Ahmetit, po detyron këtë parti-antishqiptare që sigurinë e saj për mbijetesë në qeverinë e Zaevit ta gjej tek PDSH-ja e Menduh Thaçit. Sipas informatave jozyrtare, Ali Ahmeti këto ditë ka insistuar nga Zaev që PDSH-në e Thaçit ta inkuadroj në qeveri, duke aluduar se pjesëmarrja eventuale e BESËS në qeveri do ta pengoj partinë e Ahmetit, që ajo të bëjë më tej krime ndaj shqiptarëve.

Frika e partisë së Ahmetit ndaj Lëvizjes BESA, po detyron Ali Ahmetin që ta lus Zaevin që pjesë të ekzekutivit të jetë edhe vëllau i vjetër i Alisë, Menduh Thaçi. Bdi-ja e shqetësuar dhe në panik të madh kërkon që pjesë e qeverisë reformatore të jetë Menduh Thaçi, duke theksuar se me Pdsh-në, partia e Ahmetit ndjen siguri ekzistenciale në qeveri, ndërsa vetëm me BESËN në qeveri, asaj i prishen hesapet e krimeve ndaj shqiptarëve dhe ndjehet tepër e pa sigurt.

Ditëve më parë , kryetari i Lëvizjes, Afrim Gashi u prit në takim nga kryeministri Zoran Zaev, me çka Gashi paralajmëroi se partia që përfaqëson mund të bëhet pjesë e qeverisë, duke ndihmuar vendin në proceset reformatore dhe inkuadrimin e saj në NATO dhe BE./T1/