Milani dëshiron të bllokoj çdo largim të mundshëm të Alesio Romagnolit.

Sipas Premium Sport, rosonerët kanë kërkuar takim me agjentin e tij, Sergio Berti për të biseduar për zgjatjen e kontratës.

23 vjeçari ka marrëveshje me Milanin deri në vitin 2020, mirëpo ata kërkojnë që ta zgjasin deri në vitin 2023.

Italiani aktualisht fiton dy milionë euro, por nëse arrihet marrëveshja e re ai do të fitoj 3.5-4 milionë.