Në Kosovë sot janë shënuar 214 raste me coronavirus. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se ky numër i të infektuarve ka dakë nga 413 mostra të testimeve të kryera, kurse katër persona kanë vdekur dhe 60 janë shëruar.

Sipas IKSHPK, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 413 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 214 raste pozitive.

“Numri total i rasteve pozitive është 4.100 raste nga 26.425 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 86 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Sot më 08 korrik 2020, janë shëruar 60 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 2.063 raste, kurse raste aktive është 1.951”, njofton IKSHPK, përcjell Telegrafi.

Rastet pozitive janë nga:

Komuna e Prishtinës 73 raste,

Komuna e Gjilanit 20 raste,

Komuna e Pejës 13 raste,

Komuna e Vushtrrisë 11 raste, Komuna e Fushë Kosovës 10 raste,

Komuna e Lipjanit 10 raste,

Komuna e Mitrovicës 9 raste,

Komuna e Skenderajt 6 raste,

Komuna e Ferizajt 6 raste,

Komuna e Prizrenit 4 raste,

Komuna e Drenasit 4 raste,

Komuna e Podujevës 3 raste,

Komuna e Kamenicës 3 raste,

me nga 2 raste komunat: Rahovecit, Viti, Istog, Graçanicë dhe me nga 1 rast komunat:

Zubin Potok, Dragash dhe Malishevë.