Jetesa në një tjetër shtet, ka bërë që këngëtarja Albërie Hadërgjonaj të ketë një tjetër kulturë.
 
Ajo sonte në Instagram ka hedhur 1 video ku shihet se ka shkuar në varreza për të kujtuar dikë që ka ndërruar jetë e që ka qenë me rëndësi për të.

Nuk është fjala për person, por për  qenin e saj Lushin të cilit ia ka dhënë mbiemrin e saj, pra, Lushi Hadërgjonaj.

Por, habia nuk qëndron këtu. I habitshëm është fakti që këngëtarja ia ka rregulluar varrin qenushit të saj, duke ia gdhendur emrin dhe datat e lindjes e të vdekjes, gjë që zakonisht bëhet për njerëz.

Epo, duke qenë se ka pasur një rëndësi të madhe për të, Albëria e ka bërë këtë gjë që në Kosovë nuk është bërë kurrë nga askush!