Albin Kurti, ish-lideri i Vetëvendosjes ka folur për bashkimin kombëtar mes Kosovës dhe Shqipërisë.
“Bashkimi kombëtar, asnjëherë s’është menduar që kufijtë tanë të shtrihen deri në vende të thella të Greqisë, mirëpo që në vendet ku ka shumicë shqiptare, këto vende të bashkohen”, ka thënë ai në Klan Kosova.
“Nëse bëjmë një abetare të përbashkët, nëse i heqim kufijtë e bëjmë bashkimin e Akademisë së Shkencave, do të ishte hap drejt bashkimit”.
“Pas 25 viteve nuk mund të themi që është i mundur bashkimi i shqiptarëve përnjëherë, ashtu siç do të kishte qenë e mundur kur është shpërbërë Jugosllavia”.
Deputeti Kurdi ka thënë se edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka avancuar në drejtimin e bashkimit kombëtar.
“Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka avancuar shumë në vitet e fundit sa i përket çështjes kombëtare. Ai është në trajektore pozitive sa i përket çështjes kombëtare”.
Ndërsa tha se shumica e kosovarëve e donë bashkimin kombëtar.
“Shumica dërrmuese e kosovarëve janë për bashkim me Shqipërinë. Në momentin që bëhet mundësia ligjore për referendum, përqindja e kosovarëve që duan bashkimin, do të rritet”.
“Shqipëria ka qenë furnizim për kosovarët”.