Lazim Destani i bëri vizitë skuadrës së Shkëndijës në Gent të Belgjikës, para ndeshjes së parë të play-offit të Liga Europës. Gjatë kësaj vizite ai realizoi një takim me futbollistët dhe stafin teknik në bazën e ekipit në Gent, ku shprehu kënaqësinë e tij për sukseset historike të klubit në elimiantoret e Liga Europës.

1

Ai gjithashtu potencoi se kjo ecuri e shkëlqyeshme e ekipit në Europë është në përputhje me synimet dhe planet për ngritjen e Shkëndijës në një klub të nivelit europian. Me këtë rast Destani ka inkurajuar futbollistët për ta dhënë më të mirën edhe në dy sfidat e radhës me Gentin në fazën e play-offit për inkuadrim në grupet e këtij kompeticioni.

4

“Vetë fakti që nesër luajmë në zemër të Europës flet shumë. Flet shumë për rolin e sportit në përfaqësimin e vlerave të shoqërisë sonë të cilat nuk dallojnë nga ato europiane dhe ju jeni ambasadorët më të mirë të këtyre vlerave të shoqërisë sonë. Kjo është arsyeja që të gjithë tifozët dhe sportdashësit në Maqedoni dhe sigurisht edhe më gjerë, në këto momente i kanë drejtuar sytë nga ju dhe janë me ju! Ju deri më tani i bëtë ata të mburren, por unë jam më se i bindur se ju do ta rritni edhe më shumë krenarinë e tyre!
Kam besim të plotë në përgatitjen dhe përkushtimin tuaj për ta kapërcyer edhe këtë sfidë të play-offit. Prandaj, le t’i japim të gjitha forcat për ta jetësuar, siç thonë përkrahësit tuaj më të fuqishëm ‘Ballistët’, ‘hap pas hapi shkruhet historia”, u tha Lazim Destani futbollistëve, ndërsa në fund kumtoi një befasi të përgatitur për lojtarët në këtë fazë vendimtare të play-offit të Liga Evropës: “Kam sjellë vendim për të dhënë premio të veçantë në vlerë prej 500 000 euro për eliminimin e Gentit pra me të vetmin qëllim sepse unë besoj se ju jeni të denjë ta kaloni edhe këtë sfidë dhe ta shkruani historinë”, përfundoi Destani.

3