Kreu i VV’së, Albin Kurti thotë se flamurin e Kosovës, nuk do ta hiqte nga zyra e kryeministrit. “Unë do t’i toleroj dhe do t’i respektoj këto simbole që janë.

Në zyrën e kryeministrit, është flamuri i Kosovës, kam qenë kritik sepse kur është bërë është thënë se s’bën me qenë ngjyra e kuqe, s’bën me qenë shqiponja”, ka thënë Kurti, duke shtuar se ai ‘do t’i respektoj simbolet e Kosovës si kryeministër’.