Zgjedhjet në Kosovë, të cilat sollën ndryshime të rëndësishme politike duke e vënë në krye opozitën e udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, dhe duke i shtypur për herë të parë që nga përfundimi i luftës figurat politike të dala nga UÇK-ja, hapën një varg dilemash. Edhe atë jo vetëm për zgjidhjen e çështjes Kosovë-Serbi, që është jashtëzakonisht e rëndësishme për rajonin, por edhe për ndikimin eventual të “ndalimit” për ish-shefat gueril – dy totemet e UÇK-së, Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj, mbi zhvillimet e këtushme politike, sidomos brenda bllokut politik shqiptar.