aleanca2015-ta ka qenë ndër vitet më të rënda për shqiptarët. Për kryetarin e LR-PDSH-së Zijadin Sela gjatë këtij viti janë regjistruar rasti Kumanovës si dhe procese të montuar politike ku shumë shqiptarë janë dënuar me burg të përjetshëm. Ndërsa për kryetarin e RDK-në Vesel Memeti viti ky vit ka qenë një vit i mjegullës politike ku do të duhet të kristalizohet gjatë vitit që vjen.

“2016 do të jetë në mes atyre që duan ta ruajnë këtë sistem dhe ndërmjet atyre që duan ta godasin këtë sistem i cili dënon me qindra vite burg shqiptarë të pafajshëm , i cili dënon dhe instruon procese të montuara politike siç ishte ajo lagja e Trimave në Kumanovë vetëm e vetëm për të dalë nga të pabërat e veta dhe palarat e veta të cilat i kanë bërë , sistem i cili konfirmoi përsëri dënimin të rastit tjetër politik “Monstra” i cili shqiptarët i dënoi me burgim të përjetshëm edhe pse nuk ka asnjë dëshmi për një gjë të këtillë”, deklaroi Zijadin Sela, kryetar i LR-PDSH-së.

“Mjegullina e vitit 2015 do të duhet të kristalizohet gjatë vitit 2016 fjala e fundit sa u përket skenës politike dhe figurave politike ene nuk është thënë e vërteta për çdo figurë politike do të duhet të thuhet patjetër dhe në vitin 2016 e vërtet do të duhet të dalë në sipërfaqe për çdokënd”, Vesel Memeti, kryetar i RDK-së.

Aleanca për shqiptarë beson se viti 2016 do të jetë vit i ndryshimeve në skenën politike politike shqiptare. LR PDSH dhe RDK thonë se mbeten të hapur për bashkëpunim edhe me partitë tjera politike me qëllim fitoren në zgjedhjen e ardhshme parlamentare.

apsh1apsh 2apsh3