galaxy7Kur kanë mbetur edhe 2 muaj nga debutimi zyrtar i Galaxy S7, Samsung ka planifikuar të prodhojë fillimisht 5 milion ekzemplarë në dymujorin e parë të vitit të ardhshëm.

Samsung do të ketë 3.3 milion njësi të Galaxy S7 dhe 1.6 milion njësi të Galaxy S7 Edge të disponueshme që në atë moment. Në janar do të përfundojë ndërtimi i telefonit ndërsa prodhimi masiv do të fillojë në muajin shkurt.

Por më interesant është fakti se Samsung do t’i ofrojë telefonat në madhësi të ndryshme. Galaxy S7 do të ketë ekran 5.2 inç ndërsa modeli me skaje të lakuara Galaxy S7 Edge me ekran 5.5 inç.