Nëpërmjet një njoftimi të Aleancës për Shqiptarët thuhet se “në këtë kohë pandemie, kur të gjithë po përballemi me pasojat shëndetësore dhe ekonomike, BDI po i bën kalkulimet e fundit për ndarjen e kulaçit Qeverisë”.

“Për këtë parti që e ka shndërruar vendin në tirani pak rëndësi ka, pandemia, dhe numri i të sëmurëve dhe të vdekurve nga ky virus famëkeq, ata nuk e çajnë kokë për varfërinë, faturat e shtrenjta të rrymës elektrike, migracionit alarmant”, thuhet në njoftimin e ASH-së, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas tyre, BDI shqetësimin kryesor vazhdon të ketë rehatimin e njerëzve të tyre nëpër pozitat e larta shtetërore.

“Kjo parti që po hyn në dekadën e tretë të Qeverisjes e ka humbur sensin dhe ndjenjat politike të funksionimit. Është shndërruar në kompani private dhe pronë e lidershipit për të emëruar funksionar kusar politik, për të vjedhur e për tu pasuruar pa fund, nga buxheti i shtetit dhe nga taksapaguesit e RMV, dhe për mos tu përgjigjur asnjëherë për korrupsionin dhe keqpërdorimet e detyrave zyrtare te funksionareve te tyre”.

“Ejup Rustemi qe pritet të jetë Drejtor i rrugëve të Maqedonisë, i cili vjen në këtë pozite nga Drejtori Gjeneral i Postave te Maqedonisë, pas dy mandateve te deputetit, është shembulli më i keq i BDI-së qe tregon se kjo parti dallon pak nga partitë komuniste që karakterizohen me kuadro të përjetshëm. Ky drejtor dështak i Postave të Maqedonisë, shtrohet pyetja me çfarë merite e fitoi pozitën E drejtorit te Rrugëve të Maqedonisë?”.

“Po propozimi i Jeton Akikit Drejtori i AEK-ut përndryshe dhëndri i Nevzat Bejtës në ç’mënyre e meritoj këtë pozitë, përveç se është dhëndri i Nevzat Bejtës të cilën partinë e tyre e kanë shndërruar në dinasti për familjarët e tyre? Po vëllezërit Besimi? Njëri drejtor i përjetshëm i Spitalit të Tetovës dhe tjetri Ministër i të gjitha Ministrive të vendit dhe në fund Ministër i Financave? Çfarë subjekti politik mund të jetë BDI kur veprimtarinë e saj politike e mbështet mbi nepotizmi klasik, duke i pamundësuar kuadrot e rijnë të zhvillohen politikisht? A nuk ka përplasje të interesave ku duhet komisioni për antikorrupsion të reagojë?”, thuhet në reagimin e Aleancës për Shqiptarët.

Ata shtojnë se BDI-ja e sotme nuk dallon nga ajo e djeshmja dhe se turpëron vazhdimisht shqiptarët me, siç thonë nga kjo parti Ejupat e përjetshëm, vëllezërit gjeni dhe me dhëndrin e aftë të Nevzat Bejtës.

“Si subjekt politik kërkojmë përgjigje konkrete nga Komisioni për Anti korrupsion por edhe nga zv. Kryeministri Ljupco Nikolovski i angazhuar për luftën kundër korrupsionit përgjigje konkrete për kuadrot e BDI se a pajtohet me nepotizmin kadrovik të BDI-së për të ushtruar pozita të larta shtetërore, dhe а janë këta kuadrot profesional qe Kryeministri Zaev vazhdimisht paralajmëronte se institucionet shtetërorë do ti udhëheqin kuadro të aftë e të dëshmuar”, thuhet në fund të njoftimit.