Shtabi qendror i “Aleancës për Shqiptarët” hedh poshtë zërat që qarkullojnë në opinionin publik për gjoja se subjekti jonë politik ballafaqohet me probleme teknike dhe rrezikohet me mos-pjesëmarrje në zgjedhjet lokale 2017.

“Aleanca për Shqiptarët” ka deponuar dokumentacionin e kompletuar në Komisionin Shtetëror Zgjedhor, për të cilin ka marrë vërtetim se dokumentacioni është në rregull dhe i pranuar nga KSHZ.

Shprehim keqardhje që disa media elektronike (portale) që patën për qëllim vënien në konfuzion të opinionin publik apo dëmtimin e “Aleancës për Shqiptarët”.

Lidhur me këtë çështje apelojmë keqdashësit që: asgjë nuk do të ndalojë rrugëtimin e suksesshëm politik të Aleancës për Shqiptarët.

Ndryshimet janë vullnet i popullit dhe jo produkt i mediave të caktuara.