Me rastin e shënimit të jubileut të 60-të të nënshkrimit të Marrëveshjes së Romës, “Aleanca për shqiptarët” shfrytëzon rastin që me këtë datë të rëndësishme për qytetarët e BE-së, të ritheksojë përcaktimin se e ardhmja e vendit tonë padyshim është integrimi në Bashkimin Evropian.

Në “Aleancën për shqiptarët” do të gjeni mbështetje të pa rezervë dhe partnerë të sigurt në aplikimin e vlerave dhe standardeve evropiane me qëllim plotësimin sa më të shpejt të kritereve të nevojshme deri në integrimin e plotë të vendit tonë me popujt e barabartë të familjes së gjerë Evropiane.

Jemi të vendosur në synimin se barazia është vlerë universale, ndërsa vendosja e shtyllave të shtetit ligjor, gjyqësisë së pavarur dhe rritjes së standardit jetësor është domosdoshmëri e kohës dhe jetësimi i këtyre vlerave do të sjellë një të ardhme më të mirë dhe vlera të shtuara për Evropën e Bashkuar.