Faleminderim deri tek votuesit dhe aktivit të Aleancës për Shqiptarët.

E domosdoshme do të jetë edhe sqarimi rreth ditës së votimit, ku Aleanca për Shqiptarët u ballafaqua me probleme të ndryshme trysni shantazh dhe kërcënime.

Dëmtimi kryesorë na erdhi nga lista për këshilltarë nga Uniteti dhe Rdk ku dolën me një qëllim të garojnë vetëm e vetëm të dëmtojnë APSH-në duke dalur me llogo dhe emër të njejtë, ku dikund rreth 500 vota të adresuara tek ne i morrën këto subjekte politike ku botërisht diheshte se nuk gëzojnë kredibilitet të përfaqësojnë Shqiptatët e Kumanovës, diku rreth 190 vota ishin të pavlefshme dhe ishin të rrethuara nr 2 pastaj vërejtur gabimin një X këtij numri dhe duke rrethuar nr 9.

Anëtarë të familjes së madhe Aleanca për Shqiptarët trupi ynë votues është trup i cili nuk shitet dhe nuk blehet ecim sigurtë për një ardhmëri të ndritur të fëmijëve tane dhe qëllimi i pastër i yni preku ne zemer çdo shqiptarë dhe ne i duplifikuam votat duke u ranguar si subjekti i dytë nga blloku shqiptar.

Aleanca për Shqiptarët po rritet shpejt dhe me hapa të sigurtë dhe ju siguroj se në zgjedhjet e ardhëshme do të rangohemi si subjekti i parë politik ne Maqedoni.

Ne Dijmë dhe Guxojmë
Një gjë të jeni të sigurtë Vazhdojmë Përpara!!!  Fol.mk