“Aleanca për shqiptarët” takim me rininë në Shkup (Video)

Mbrëmë u zhvillua takimi i radhës i Aleancës për Shqiptarët me rininë e Shkupit. Në Restorantin Jaffa ishin prezent qindra rinistë nga Shkupi dhe rrethina të cilët këtë takim e bënë madhështor.
Kryetari i RDK-së Vesel Memedi u shpreh shumë i falëmenderuar nga rinia e Shkupit të cilët u përgjigjën pozitivisht thirrjes së Aleancës që rinia të mblidhet rreth vlerave të vërteta kombëtare.
Ndërsa Kryetari i LR-PDSH-së Ziadin Sela tha se kjo prani kaq e madhe e rinisë së Shkupit tregon se zgjedhjet e ardhëshme kurdo qofshin ato,do të sjellin në krye të popullit shqiptar të Maqedonisë njerëz të vlerave të vërteta kombëtare.
Deri më tash takime të tilla të Aleancës për Shqiptarët me rininë shqiptare janë zhvilluar në Kumanovë, Gostivar dhe në fshatin Negotinë të komunës së Vrapçishtit.

apshapsh2