Destinacioni i rradhës i Aleancës për Shqiptarët gjatë ditës së sotme është Oslo-ja e Norvegjisë.

Ne këtë takim dy lideret, Ziadin Sela (LR-PDSH) dhe Vesel Mehmedi(RDK) do të paraqesin platformën e tyre politike dhe përpjekjet për perfaqesim të duhur të diaspores shqiptare.

Takimi do të jetë i hapur për të gjithë ku dhe do të dialogohet dhe njëherit do të degjohen kërkesat e bashkëatdhetarëve tanë që të çojnë drejtë një zgjidhje të çështjeve tona atdhetare e politike në vendlindje.

Ky takim do te mbahet  në Ensjøveien 7   duke filluar nga ora: 19:00.

Ngjatë ditës së nesërme  liderët e Aleancës do të kenë takime edhe ne Kopenhagë të Danimarkës si dhe  të diellën në Malmø të Suedisë, për të cilët portali fol.mk do të ju informoj në vazhdimësi.