Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan deklaroi sot se kishte biseduar disa herë për situatën në Alepo me homologun rus, Vladimir Putin dhe presidentin amerikan, Barack Obama.

“Gjatë armëpushimit në Alepo dhe operacionit të evakuimit kam folur me Putinin”,deklaroi Erdogan në një konferencë të përbashkët shtypi me homologun slloven, Borut Pahor.

Erdogan tha se ka diskutuar situatën në Siri dhe Irak me Obamën këtë të enjte, me një lidhje telefonike, duke shtuar se, e ka pyetur presidentin amerikan se si mund të ndihmojë, kur i është thënë rreth vështirësive për evakuimin e njerëzve nga Alepo.

Presidenti turk tha se ai i kishte shprehur shqetësimin Obamës rreth Irakut, ku Turqia ka frikë se grupeve iraniane të mbështetura, mund të marrin qytetin e Tal Afar dhe militantët kurdë qytezën Sinjar.

Ai tha se Turqia është duke vazhduar monitorimin e evakuimit të civilëve nga Aleppo.

“Deri tani, 1.150 civilë dhe të plagosur janë evakuuar nga Aleppo dhe kanë arritur Idlibin. Ne do të vazhdojmë të monitorojë armëpushimin dhe procesin e evakuimit nga afër”, tha ai.