Pas takimit të djeshëm me Nikolla Gruevskin, Ali Ahmeti do të takohet edhe me liderijn e Lidhjes Socialdemorkate të Maqedonisë Zoran Zaevin, ka thënë një funksionar i lartë nga Bashkimi Demokratik për Integrim për 24Vesti.

Burimi anonim nga BDI-ja nuk ka precizuar se kur dhe ku do të takohen dy liderët partiakë, transmeton Telegrafi. Mundësitë janë që Ahmeti të bëjë koalicion me Gruevskin ose me Zaevin, të bëhet një koalicion i gjërë, ose të shkohet në zgjedhje të reja.

Funksionarë të lartë partiakë thonë se Ahmeti është duke matur pulsin e partnerëve të mundshëm të koalicionit se cili mund t’i pranojë kushtet. Nga ana tjetër VMRO-DPMNE-ja nuk jep detaje rreth takimin Ahmeti – Gruevski dhe thonë se në Komitetin ekzekutiv të kësaj partie do të diskutohet për takimin.