Sot është ditëlindja e Bacë Adem Demaçit

Simboli i luftës për liri, pavarësi e demokraci të popullit shqiptar sot mbush 82 vite jetë.

Adem Demaçi është emri i cili na mobilizoi dhe na e ngjalli çdo qelize që të vehej në levizje në luften e madhe çlirimtare.

Ai me jetën e tij dhe vitet e shumta të kaluara nëpër burgjet e kazamatet serbo-jugosllave ishte bërë ndriquesi i rrugës së qindra dhe mijëra shqiptarëve që vepronin e luftonin për largimin e zgjedhës pushtuese nga trojet stërgjyshore!

Bac, të uroj jetë të gjate e të lumtur, pleqëri të qetë në Kosovën e lirë!