Kryetari i Parlamentit të Republikës së Maqedonisë, Trajko Velanovski dhe 33 deputet tjerë nuk kanë munguar në asnjërën prej seancave plenare të Parlamentit.

Goran Sugarevski nga LSDM-ja ka ngritur më shumë intervenime procedurale gjithsejtë 42, para Ilija Dimovski nga VMRO-DPMNE me 34 dhe Talat Xhaferi nga BDI-ja me 16.

Numrin më të madh të amendamenteve e ka ngritur Goran Milevski nga PLD me 1.087 amandamente, Julija Siljanovska nga LSDM me 937 dhe deputeti Zulfi Adili me 928.

Numrin më të madh të propozim ligjeve i ka sjell LSDM-ja, 12, ndërsa më shumë pyetje ka parashtruar Nora Aliti nga BDI-ja, katër.

Në seancat plenare asnjëherë nuk kanë diskutuar 15 deputet midis të cilëve janë Ali Ahmeti dhe Artan Grubi nga BDI-ja dhe Menduh Thaçi nga PDSH-ja, ndërsa në seancat e trupave punuese për diskutim nuk janë paraqitur 19 deputet, midis të cilëve përsëri janë Ahmeti dhe Thaçi.

Mungesa më të mëdha të arsyetuara nga seancat plenare kanë Hazbi Lika (65) nga BDI-ja, pas së cilës vijojnë Ali Ahmeti me 64, Menduh Thaçi me 63 dhe Artan Grubi me 61 mungesa