Në Sllupçan sot u shënua 2 maji, dita kur Brigada 113 “Ismet Jashari” – Komandant “Kumanova”, në vitin 2001 shpalli karadakun zonë të lirë duke shënuar kështu edhe fillimin e luftës se Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.

Në këtë manifestim  morën pjesë, veteranët dhe përfaqësuesit e ish-UÇK-së, si dhe personalitete të tjera dhe veprimtarë kombëtarë

Për dallim nga vitet e kaluara ku funskionarët e BDI-së ishin të mirëpritur nga banorët e Sllupçanit në këtë përvjetor, në hyrje të fshatit i priste mbishkrimi “Ndalohet hyrja për tradhtarët” duke aluduar në Ali Ahmetin  i cili mungoi edhe kësaj radhe bashkë me   pjesën  më të madhe të figurave më të rëndësishme të kësaj partie. Në vend të tyre ishin ministrat e rinj të zgjedhur pas publikimit të aferave amorale për  ministrat e  vjetër të njohur si të përjetshëm. 

Pas manifestmit  të pranishmit kanë bërë homazhe në varrezat e dëshmorëve te lirise ne Sllupcan.