Ali Ahmeti ka thumbuar  qeverisjen e lokale të komunës së Strugës, duke e krahasuar atë me periudhën kur ajo udhëhiqej nga kryetari aktual i degës së BDI-së Ramiz Merko.

“Shikoni si duket Struga sot dhe si dukej në kohën e BDI-së, Struga atë kohë hapëronte ndryshe. Prandaj që tani ti vihemi punës që ta rikthejmë komunën e Strugës”  ka thënë Ali Ahmeti.   Ai gjithashtu  nuk la pa përmendur edhe partitë e reja si duket i frikësuar tejmase nga rënia e mbështetjes  për subjektin e tij , sidomos  mungesa e rinisë në takimet e organizuara  të Ali Ahmetit me qytetarët  gjithandej ka shkon.

“I dëgjoj lëvizjet e vogla, më akuzojnë mua sikur ua kam zënë diellin. Ato nuk ofrojnë asgjë. Më thoni ku gabova, a gabova që institucionalizova universitetet, që bëra flamurin kombëtar, që ktheva krenarinë kombëtare. Ju e dini,  ne e institucionalizum fenë Islame në Strugë, në Maqedoni, edhe atë hebreje edhe atë evangjelike. Prej kësaj kanë përfituar të gjithë, tha mes tjerash Ali Ahmeti.

Ahmeti foli edhe për autostradën, që ndërtohet nga Kërcova për në Ohër duke mashtruar të pranishmit  për të disatën herë sikur ky  projekt ishte projekt i  BDI-së dhe jo i VMRO-së dhe se trajektorja e kësaj autostrade do të përfundoj në Qafë Thanë  tha Ali Ahmeti në takimin me ca pleq të  mbajtur sot në Strugë!

© fol.mk