Bashkimi Demokratik për Integrim po zhvillon këtyre ditëve takime me qytetarët nëpër degët e saj brenda vendit. Sonte kjo parti po realizon takim në Strugë, ku i pranishëm është edhe lideri i saj Ali Ahmeti. Ajo që vërehet më së shumti në këtë takim është mungesa e entuziazmit tek të pranishmit. Atmosferë e zymtë dhe sallë me plotë pleq. Mungon rinia. Entuziazmi rinor që dikur e karakterizonte këtë parti, mungon sonte në Strugë. Kjo fushatë nuk po nis siç duhet për BDI-në, që po sundon skenën politike në Maqedoni për mbi 15 vite. Ditë më parë një grup të rinjsh nga Kumanova ja bllokuan rrugën dhe iu vërsulën me gurë karvanit të funksionerëve të BDI-së dhe makinës së Ali Ahmetit. Rinia ka filluar të zgjohet dhe siç duket nuk lejon më të manipulohet lehtë nga partitë politike. Kujtojmë që në Strugë, kjo parti i humbi zgjedhjet lokale në vitin 2013 edhe pse ishte në koalicion me dy part tjera. Kandidati i atëhershëm dhe kryetari i sotëm i Strugës dhe i LRPDSH-së, Ziadin Sela, i shkaktoi humbje të thellë BDI-së në Strugë dhe siç shihet kjo parti akoma nuk mund ta marrë veten nga ajo humbje. Ishte rinia ajo që atëkohë u rreshtua pas Ziadin Selës dhe ia sollën atij fitoren e madhe në Komunën e Strugës.

© fol.mk