Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka uruar Lumir Abdixhikut me rastin e zgjedhjes së tij në krye të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“Të uroj shumë shëndet, suksese dhe mbarësi në sfidën e radhës dhe të siguroj që tek ne në BDI do të gjesh partner për projekte dhe ide të interesit të përbashkët të qytetarëve tanë. Gjithashtu, falënderoj edhe ish kryetarin e LDK-së dhe Kryeministrin e Kosovës z. Isa Mustafa për bashkëpunimin e derisotëm dhe i uroj shëndet dhe të gjitha të mirat”, ka shkruar Ali Ahmeti në Facebook