Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Arianit Hoxha thotë se ka mbështetje të plotë për punën e tij nga kryeministri Zoran Zaev.

“Unë jam i përkushtuar në punë dhe nuk kam kohë të merrem me atë nëse kam obstruksione. Atë që e kam mësyer si ministër dhe ekipi im jemi afër bujqve dhe do t’i zgjedhim problemet, Gjithsesi, nëse ka situata të tilla ato do të dalin në sipërfaqe dhe do të dihet se kush dhe si mund të bëjë obstruksione të tilla. Deri më tani kam mbështetje të plotë nga kryeministri i cili drejtpërdrejtë është i përfshirë në problematikë dhe tërë kohën është i njoftuar dhe dëshiron të ndihmojë që bashkarisht të gjejmë zgjidhje”, tha Hoxha pas punëtorisë për ndryshimet klimatike dhe sigurimin në bujqësi.