Kryetari i Partisë për Prosperitet Demokratik (PPD) Faton Aliti, pasi mori vendimin nga Gjykata e Apelit, për të qenë edhe zyrtarisht kryetarë i PPD, tanimë ka dalë me reagim ndaj disa spekulimeve të krijuara në publik të cilët akoma thirren në zërat, se gjoja se PPD ka krijuar koalicione me subjekte të caktuara politike për zgjedhjet lokale.

Në reagim thuhet:

“Shprehim keqardhje që duhet të komunikojmë me ju për gjëra të cekëta, por papërgjegjësia individuale e disa anëtarëve tanë na detyron për një gjë të tillë. Nuk është aspak e vërtetë ku thuhet se shuhet PPD dhe se degë tona përkatëse do të përkrahin njërin apo tjetrin opsion politik. E vërteta është se PPD po përgatitet seriozisht për të garuar në zgjedhje lokale në 15 tetor me Lista vetanake në disa komuna ku kemi struktura më serioze dhe për vendimet tona do të informoheni në kohë. Kategorikisht i mohojmë pohimet e z. Kaza për shuarje apo përkrahje të ndonjë partie politike”, thonë nga PPD, njofton Medial.mk.

Aliti më tej ka dërguar si dëshmi edhe vendimin e plotfuqishëm të Gjykatës së Apelit të mbajtur më datën e 20 Korikut 2017 ku u verifikuan vendimet e Kongresit të VII-të të mbajtur në Janar të vitit 2016 ku për kryetar u zgjodh Faton Aliti.