Qendra për liri – Civil përmes një kumtese ka reaguar ndaj sulmit të djeshëm fizik ndaj kryetarit të Komunës së Shuto Orizares, Elvis Bajram. Nga Civil thonë se pa dallim nëse hetimet vërtetojnë prapavijë politike ose kriminale, dhuna është e papranueshme.

Edhe pse ekipet monitoruese të Civil jozyrtarisht mësojnë se bëhet fjalë për llogari kriminale edhe në rastin e Kërçovës dhe në rastin e Shuto Orizares, simptomatike është fakti pasi bëhet fjalë për kandidat për kryetar dhe këshilltar komunal.

“Dhuna në kohën e zgjedhjeve, pa marrë parasysh motivet, e rrënon karakterin demokratik në proceset zgjedhore dhe vendos në pikëpyetje themelet e shoqërisë dhe shtetit. Asnjëherë diçka e mirë nuk mund të dalë nga dhuna, përveç humbjeve tragjike të jetës, frikës dhe kaosit”, thuhet në njoftimin e Civil.

Nga kjo organizatë kërkojnë nga institucionet që të kundërshtojnë dhunën, ndërsa pjesëmarrësit në të të dënohen sipas ligjit.