rsz_qenanQenan Aliu, një nga ish-anëtarët e lartë të PPD-së i ka dërguar porosi kreu të BDI-së, Ali Ahmeti që siç shkruan të mos shes pallavra, pasi që UT u themelua dhe ka funksionuar nga viti 1994, dhe se gjuha shqipe dhe statusi i saj është i ngjajshëm me ate të vitit 1974, por me një avansim të ngjajshëm.

“Në këto troje autoktone den baba den është folur gjuha shqipe,është mësuar në gjuhën shqipe në shkolla fillore dhe të mesme. Por nuk është ligjëruar në këtë gjuhë për veç në fakultetin pedagogjik, sepse nuk ka patur Universitet në gjuhën shqipe. Sa për ligjërim UT u themelua më vitin 1994 u zyrtarizua më 2005. Statusi i gjuhës shqipe ,sot,vetëm në shikim të të shkruarit normativ është si në vitin 1974. Pra gjuha shqipe ka avansim por nuk është akoma gjuhë zyrtare në Maqedoni në tërë territorin. Prandaj, z. Ali Ahmeti nuk keni të drejtë të shisni pallavra”, ka shkruar ish-kryetari i Zhelinës.