Publicisti Qenan Aliu reagoi ashpër ndaj deklaratave të Gordana Jankulloskës së sot atyre që iu gjykua në Shkup, janë terrorist, duke i etiketuar si të tillë, ende pa përfunduar gjykimi

Aliu, mendon se veprimet e ish ministres së punëve të brendshme, Gordana Jankulloska përmes regjistrimit të 72 personave në një banesë prej 45 m2, si dhe veprimet tjera që dolën në shesh pas punës së Prokurorisë Speciale Publike janë një terrorizëm politik dhe shtetëror.

“Rrjetet sociale njoftuan se Gordana Jankullovska ,në statusin e sajë në ,”FB”qenka prononcuar për shpërthimin në Bruksel si akt terrorist. madje ka nënvizuar se demek ja edhe në Shkup sot vazhdon gjykimi i terroristëve që vranë 8 policë në “Lagjen e trimave”.

Po mirë zonja Gordana, por ne po ashtu e dimë se të dhunosh dhe falsifikosh verdiktin e qytetarëve është vepër e rëndë penale;-të shëndërosh një etazh të digasterit të MPB në shtab zgjedhorë partiak është TURP dhe shpërdorim;- Të urdhërosh administratën për të regjistruar 72 persona më një banesë 45 m2, madje 123 persona në objekt jo ekzistues është tragjike dhe qesharake;-Të pajisësh me letra njoftimi dhe shtetësi të gjithë banorët e Golo Bërdos -Pustecit në kundërshtim me ligjet vetëm e vetëm për të votuar për VMRO-DPMNE, është falsifikim dhe lojë e rrezikshme;- Madje ish-ministre, a jeni e vetëdijëshme se çka deklaruat në konferencën për shtyp për rastin “MONSTRA”?

E pra zonja Gordana këto dhe shumë të bëma tuajat pa mëdyshje se janë TERORIZËM POLITIK E SHTETËRORË, a nuk duhet vallë të reagohet fuqishëm siç thua ti ?!”, shkroi Qenan Aliu në profilin e tij në Facebook