(Edhe sot mbi MO-it, por JO në Kodër të Diellit)

Marrëveshja ndaloi konfliktin, u nënshkrua nën trysninë e ndërkombëtarëve sipas interesave gjeopolitike të tyre, PA GARANTUES, por diplomati Perdju dhe Leotar, kanë parafuar në cilësi të DËSHMITARËVE, pa mekanizëm garantimi.
* * *
ANEKSI A;- Amandamentet u koncipuan thuaja se me përmbajtje konfuze, bile më rigide se të drejtat e shkruara në kushtetutën e vitit 1974 për shqiptarët !
ANEKSI B;- Ndryshimi i ligjeve për harmonizimin me amandamendet e reja, u bë edhe me frymë më të sforcuar rigide për ngushtimin e barazisë së shqiptarëve!
ANEKSI C;- Implenetimi edhe po i kësaj marëveshje e shkrirë në kushtetutë u vonua tejmase saqë edhe akoma ska përfunduar. Synim për arritjen e mirëbesimit nëmes etniteteve nuk pati, përkundrazi, ish-luftëtarë të kryengritjes të palës shqiptare u shantazhuan, u ndjekën dhe u likuiduan nga pushteti në rrethana enigmatike.
Establishmenti i pushtetit në Maqedoni edhe pas 2001, ende vazhdon me konstrukcione politike shqiptarët ti mbanë të përulur dhe të diskriminuar, duke korruptuar, shantazhuar dhe kompromentuar lidershipet e shqiptarëve gjat ushtrimi të pushtetit.
Barazia e shqiptarëve në Maqedoni edhe pas 15 viteve mbeti pezull. Statusi i tyre juridiko-politik është ruinuar në krahasim edhe me rregjimet e kaluara. Ata në preambullë të kushtetutës numërohen si pjesë e popullit shqiptarë, ndërsa në operacionalizimin e dispozitave të kushtetutës dhe ligjeve, nuk njihen as si komb, as kombësi, as nacionalitet por thjesht dhe në mënyrë eksplicite si BASHKËSI ETNIKE!
E kam thënë edhe prej 2001-in dhe në në vazhdimësi këndej, MO, në fakt ndryshimet kushtetuese nuk definuan statusin e shqiptarëve, prandaj, ndoshta MO sduhet sharë por fare nuk duhet festuar si diçka historike!
Ajo që dëgjojmë nga pronocimet e z.Ali Ahmeti për çdo përvjetorë të kësaj marrëveshje, skajshmërishtë bien ndesh me përmbajtjet e komunikeve të ish-UÇK-së nga e para deri tek e gjashta,si dhe nga betimi i ish-kryengritësve , ndërkaq prononcimet e sodit dhe komuniketë e atëhershme ishin të firmosura nga i njëjti përfaqësues politik, atëherë dhe sot!