Për dallim nga  Hasanbegu, fshati Stajkovcë,  i banuar kryesisht me maqedonas,  vazhdon të ndihmohet masovikisht nga të gjitha organet shtetërore. Aty janë të  mobilizuara maksimalisht , ushtria e policia së bashku me ndihmën e shpejtë, që u qëndrojnë në dispozicion 24 orë banorëve.  Kurse gjendja  vazhdon të jetë e mjerueshme në Hasanbe. Këtu  banorët luftojnë për mbijetesë, më konkretisht për bukë e ujë dhe ilaçe.Ekipi i portalit fol.mk edhe sot qëndroi në Hasanbeg , nga ku   kamerat e fol-it  regjistruan  disa imazhe mjaft prekëse të një banori të moshuar të Hasanbegut, i cili  siҫ thotë  ndjehet i harruar edhe nga  Qeveria e dhe nga   BDI-ja, që disa vjet  vazhdimisht e ka votuar!

Për më tepër ndiqe videon e mëposhtme: