Zgjedhja e  anëtarit të pestë të komisionit Ad hoc që ka për detyrë mbikqyrjen e punës së mediave  ku në mënyrë të pajustifikueshme   u eliminua  Profesori Sefer Tahiri edhe pse ishte kandidati i vetëm pas tërheqjes së  Daut Dautit ka ngjallur reagime të shumta  të opinionit. Një reagim të  ngjashëm  në rrjetin  social të fejsbukut e ka  shprehur edhe  analisti politik  Qenan Aliu.  Në vazhdim e sjellim edhe reagimin e  plotë  të z. Aliu:

Miq të dashur,

Nuk është për mua fare kontestuese si qytetarë, se pse u emërua i nderuari Lulzim Haziri si anëtarë i pestë i komisinit AD HOC për mediat.Por është dëshpruese se logjika e diskursit të xhaxhit Enver Hoxha të eliminojë të nderuarin Sefer Tahiri. Miq të dashur, Enver Hoxha kishte patur thënë diçka që sot disa gastronom në Shqipëri e kanë bërë llogo të kuzhinave të tyre;- ** Patatja është edhe bukë edhe gjellë** -Enver Hoxha e unë po them se ;- ** Sefer Tahiri është edhe gazetarë edhe Prof. Dr. i gazetarisë ** por nuk është anëtarë i partisë dhe i admiruar nga pushteti, por eliminimi nga konkurenca nga ky diskurs është nderë dhe privilegj për te sepse është tamam profesionistë. Ju lutem edhe badallai kur thotë ndonjëherë diçka të mençur nuk do të thotë se nuk është budalla ! q/a-01/9/16